Tumori i tiroideve, pajisje e sofistikuar në QSUT

24/01/2012 00:00

Pacientet me tumor të tiroides tashmë nuk do t’u duhet të trokasin në
spitalet private apo në klinika te tjera jashte vendit, pasi ne Qendren
Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’ eshte nje pajisje e sofistikuar per
ekzaminime të shumë organeve dhe veçanerisht të patologjive malinje të
tiroides.

“Aparatura bën diagnostikën e shumë organeve. Ditët e fundit bëhet edhe terapia metabolike, që bëhet me jod 131, dozat janë të standardizuara, sipas llojit të patologjisë. Ne kemi rreth 100 pacientë, që mendohet që të trajtohen në qendrën tonë. Kemi dy dhoma të plumbuara që pranojnë nga një pacient në javë dhe shpresojmë që të trajtojmë pacientë të tillë”, tha Arben Dhimo, mjek endokrinolog.

Ne kliniken  e semundjeve te brendshme jane hapur dy dhoma te plumbuara, qe sherbejne  per trajtimin me doza te larta te jodit. Trajtimi me kete terapi u permireson jeten per 20 vjet,80 % te pacienteve me tumor te tiroides, por pa perjashtuar sherimin e plote ne disa raste. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka theksuar futjen e sherbimeve te reja ne QSUT te munguara deri me tani per pacientet.

“Dhomat e jodizimit, pas trajtimit me jod radioaktiv është një mjekim modern, bashkëkohor, për të sëmurët në mënyrë të vecantë me sëmundje malinje të tiroides, një trajtim i cili deri pak kohë më parë u rekomandohej të sëmurëve shqiptarë ta merrnin jashtë shtetit sepse nuk ekzistonte në Shqipëri, sot kjo ofrohet këtu”, tha ministri Vasili.

Sipas Vasilit se shpejti qendra do te pajiset me ‘gamma kamera’, per te rritur numrin e ekazminimeve per patologjite koskore, renale hepatike, pulmonare dhe kardiake.

Top Channel