Roger Federer është kualifikuar në gjysmëfinalet e Australian Open pasi ka mundur 3-0 me sete argjentinasin Juan Martin Del Potro.
Zvicerani i ka dhënë një mësim të mirë kundërshtarit të tij duke fituar bindshëm 6-4, 6-3, 6-2 një sfidë që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Në gjysmëfinale zvicerani do të ndeshet me spanjollin Rafael Nadal.
Kjo është hera e 8 që Federer triumfon ndaj argjentinasit dhe gjithashtu ndeshja e 1000 në karrierën e tij si profesionist.
Për 31-vjeçarin kjo është gjysmëfinalja e 9 radhazi në Australian Open dhe e tridhjeta në një turne Grand Slem. Rekordin aktual e mban amerikani Connors me 31 gjysëmfinale në një turne Grand Slemi.
Nga ana e tij, numri dy në renditjen botërore, Rafael Nadal, ka fituar ndaj çekut Thomas Berdych me rezultatin 3-1 (7-6, 6-7, 4-6 dhe 3-6).
Top Channel