Varësia e Serbisë nga Rusia vazhdon të rritet, ndërsa eksportet regjistruan një rritje prej 57% në 2011-n në krahasim me një vit më parë, për një total prej 754 milion dollarësh.

Shifrat u raportuan nga Dhoma Serbe e Tregëtisë, e cila vlerësoi se vlera totale e shkëmbimeve tregëtare midis dy vendeve kapërceu tre miliardë dollarët, me importet nga Rusia që gjithashtu kanë pësuar një rritje prej 17% në tregun serb.

Aktualisht, Rusia është partneri kryesor ekonomik i Serbisë në importe dhe i katërti në eksporte (pas Italisë, Bosnjes dhe Gjermanisë), por varësia ekonomike nga Moska është gjithmonë e më e madhe.

Projekti i “Gazprom” për naftësjellësin “South Stream”, që do të përshkrojë Serbinë në rrugën e tij deri në tregjet europiane dhe që do të përfundojë në vitin 2015, pritet ta forcojë edhe më shumë këtë varësi ekonomike.

Sidoqoftë, për Serbinë vazhdon të jetë shqetësuese diferenca e madhe në bilancin tregëtar midis eksporteve dhe importeve, disbalancë prej më shumë se 1,5 miliardë dollarësh në vit.

Serbia importon nga Rusia energji, gaz natyror dhe karburant, alumin, propan dhe cigare, ndërsa eksporton kryesisht produkte bujqësore. Bumi në marrëdhëniet ekonomike serbo-ruse është ndikuar edhe nga një marrëveshje e tregëtisë së lirë të firmosur në 2010-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA