
PSG tërhiqet përfundimisht nga blerja e sulmuesit argjentinas të Manchester City, Carlos Tevez. Kështu ka deklaruar Drejtori Teknik i skuadrës franceze, Leonardo në një intervistë për të përditëshmen, “L’Equipe”.
“I ndërpremë bisedimet për Tevez me Manchester City. Në këtë moment nuk ka shumë lëvizje në merkato. Ne e patëm mundësinë për të blerë sulmuesin argjentinës, por nuk arritëm të gjejmë një marrëveshje dhe e mbyllim këtu këtë cështje”, tha Leonardo.
Kjo do të thotë se për Tevez në garë mbetet vetëm Milani. Vetë Galliani do të udhëtojë drejtë Anglisë për t’i dhënë fund, asaj që është shndërruar në “telenovela Tevez” në këtë merkato dimërore.
Ndërkohë, PSG vazhdon përpjekjet për të përforcuar skuadrën. Në shënjestër të tyre është vënë Tiago Motta, për të cilin francezët kanë dalë me një ofertë konkrete dhe është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për blerjen e mbrojtësit brazilian Alex nga Chelsea i Londrës.
Top Channel