Juventusi ka mundur 3-0 Romën në stadiumin e tij dhe është skuadra e parë e kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
E fillojnë mjaft mirë vendasit këtë takim duke mbyllur gjithcka brenda pjesës së parë. Një aksion perfekt në minutën e 6-të sjell zhbllokimin e rezultatit me autor goli Xhakerini, që përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Romës.
Brenda 45 minutave Del Piero gjen mundësinë për të dhuruar spektakël me një nga golat e kohrave të tij më të arta.
Në pjesën e dytë Roma është më nervoze dhe krijon shumë pak raste për të vënë nën rrezik portën juventine. Në minutën e 69-të Lamela del me kartonin e kuq pasi godet Kielinin, ndërkohë në epërsi numerike skuadra e Luis Enrikes gjendet edhe më shumë në vështiërsi.
Në mbyllje të takimit është Kjaer ai që shënon një autogol i vënë nën presion nga sulmi i Juventusit, duke siguruar kështu kualifikimin për në gjysmëfinale.
Kundërshtari i Juventusit do të dalë nga cifti Milan-Lacio që do të përballen ditën e enjte.
Top Channel