Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka emëruar diplomaten
Tracey Ann Jacobson si ambasadoren e ardhshme amerikane në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Emërimi i Jacobson vjen në kuadër të emërimeve të reja që administrata Obama ka vendosur të bëjë në përfaqësitë diplomatike në disa shtete të botës.

Tracey Ann Jacobson është një diplomate karriere dhe aktualisht është e angazhuar në postin e numrit dy të Institutit për Shërbimin e Jashtëm.

Më parë ajo ka qenë ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Taxhikistan dhe Turkmenistan, ndërsa në Kosovë do të zëvendësojë ambasadorin Christopher Dell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA