Serbia do të mund ta fitojë statusin e kandidatit për anëtarësimin në
Bashkimin Evropian vetëm nëse përmbush në kohë kushtet e parashtruara.

Ka qenë ky mesazhi i prerë që komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle i ka përcjellë ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic, gjatë një takimi në Bruksel.

“Kam mirëpritur përkushtimin e lidershipit serb për integrimet evropiane. Por kam theksuar se Bashkimi Evropian pret një qasje më aktive në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, e sidomos në fushën e përfaqësimit të saj rajonal”, ka deklaruar Fyle.

Zyrtari i lartë evropian ka vlerësuar se, nëse progresi do të arrihet në kohë, Këshilli Evropian në sesionin e ardhshëm të tij do të konfirmojë vendimin për dhënien e statusit të kandidatit.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian vendosi për refuzimin e dhënies së statusit të kandidatit Serbisë, duke i vendosur si kusht normalizimin e raporteve me Kosovën.

Nismëtare për këtë refuzim u bënë Gjermania dhe Austria, ushtarët e të cilave u plagosën nga ekstremistët serbë në veri të Kosovës, gjatë trazirave të shkaktuara nga barrikadat.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt deklaroi të hënë se për Serbinë është e rëndësishme vazhdimi i bisedimeve me Kosovën, në mënyrë që t’i afrohet marrjes së statusit të kandidatit.

Po ashtu përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton shpjegoi se në parim ministrat e Jashtëm europianë u shprehën dakord gjatë mbledhjes së Këshillit, por presin më shumë progres në bisedime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA