Elbasan, vijon restaurimi i teatrit ‘Skampa’

24/01/2012 00:00

Punimet në Teatrin “Skampa” pritet që të përfundojnë brenda një harku
shumë të shkurtër kohor. Ndonëse ishte premtuar se në muajin dhjetor
teatri do të përfundonte, shtyrja e afateve është bërë si pasojë e
kërkesave të drejtuesve të Teatrit, për të arritur më të mirën.

Bashkimi Paheshi, drejtor i Teatrit “ Skampa” shprehet se akustika, është arritur në nivele edhe më të larta. Inagurimi i përfundimit të punimeve do të bëhet me një koncert masiv që do të përfshijë të gjithë artistët elbasanas. Ky do të jetë edhe sipari i rivitalizimit të jetës artistike në qytet.

Që prej momentit që godina u
shkrumbua nga flakët, specialistët janë marrë me realizimin e analizave
të materialeve përbërëse, bërjen e preventivit dhe projektimin e
punimeve të reja, për të arritur cilësinë e kërkuar.
Zjarri qe nisi nga nje godine prane shkrumboi
teresisht teatrin qe per vite te tera ishte bere skena e shume
interpretimeve per akustiken e tij shume te mire.

Prej katër
vitësh j 4 vjetësh teatri “Skampa” është siguruar në një kompani
sigurimesh dhe se drejtori i kësaj agjencie është shprehur se do të vërë
në dispozicion një grup ekspertësh për të llogaritur dëmet materiale,
në mënyrë që teatri të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Pjesa më e ndjeshme në këtë tragjedi mbeten artistët, të cilët me lot
në sy komentuan  situatën. Demir Hyskja, “Artisti i merituar”, u shpreh
mjaft i indinjuar mbi fatkeqësinë që i ka rënë shtëpisë së artistëve.
“Nuk gjej fjalë që të shprehem, se dhimbja është aq e madhe sa nuk kam
fuqi që ta përshkruaj. Është një katastrofë e vërtetë dhe më vjen keq
për atë ç’ka ndodhi. Humbjet nuk janë aq të mëdha materialisht sa ç’janë
moralisht. Ne kemi investuar gjithë jetën në këtë godinë dhe tashmë
zëvendësimi moral është i pashmangshëm”, komentoi mes dhimbjes Hyskja,
një ndër aktorët më në zë në Shqipëri. “Është një humbje e madhe. Na u
dogjën kujtimet, mundimet, djersa, ëndrrat tona. Gjithë jetën time kam
luajtur në skenë dhe kjo është ndër më të mirat në Shqipëri për sa i
përket akustikës, është një kopje e ‘La Scala’ në Itali dhe tashmë çdo
gjë është asgjësuar”, tha pas ngjarjes aktori Anastas Xhuvani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB