Debate në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet

24/01/2012 00:00

Të premten, deri të hënën e ardhshme deputetët socialistë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj do të dëgjohen, nëse ata dëshirojnë, në Këshillin e Imuniteteve për ndonjë vërejtje eventuale rreth kërkesës së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama për heqjen e imunitetit të tyre.

Kryetarja, Jozefina Topalli kërkoi që dëgjesat të nisin që të mërkurën, por socialistët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen.

Caktimi i datës ishte pikënisja e një debati me tone të ashpra, ku vendin e procedures e zuri politika.

“Një vit pas sulmit ndaj kryeministrisë, prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit për tre deputetë të Partisë Socialiste”, tha Topalli. Kryeparlamentarja sqaroi se heqja e imunitetit të deputetëve do të bëhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa anëtarëve të Këshillit të Mandateve do t’u jepen që sot 3 dosjet për deputetët socialistë Taulant Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi.

Deputeti socialist Gramoz Ruci deklaroi se afati prej 24 orësh për leximin e dosjeve është kohë e pamjaftueshme, ndërsa akuzoi qeverinë si autore të vrasjes së 4 personave më 21 janar.

“Unë e kuptoj që ju jeni të shqetësuar, sepse kryetari i gardës së shtetit vrau një njeri, keni manipuluar pamjet filmike. Ju keni vrarë njerëz dhe jeni përgjegjës për atë cfarë ndodhi më 21 janar”, tha Ruci.

Ndërkohë Kuvendi njoftoi se deputetët, Taulant Balla dhe Besnik Baraj e kanë tërhequr dosjen e tyre, ndërsa deputeti Tom Doshi, i cili ka rradhën për t’u dëgjuar të premten paradite, nuk është paraqitur ende dhe pse ka marrë njoftim me telefon dhe nga zyra e grupit të tij parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB