Borussia Dortmund, 2 muaj pa Gotze
24/01/2012 15:40
Mario Gotze, mesfushori i ri i Borussia Dortmund, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth 2 muaj pas një dëmtimi në ijë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman në faqen zyrtare të internetit.
Analizat mjekësore që i janë bërë 19-vjeçarit konfirmuan se gjermani duhet të qëndrojë 2 javë pushim absolut para se të nisë riaftësimin.
Bëhet e ditur gjithashtu se është e pamundur që Gotze të nisë të luajë para muajit mars.
Borussia Dortmund, kampion në fuqi i Bundesligës dhe bashkëkryesues i sezonit aktual me Bayern Munchen dhe Schalke 04, shpreson që mesfushori të rikthehet për ndeshjen kundër Augsburg, më 10 mars.
Top Channel