Megjithëse në parim 27 vendet anëtare të BE-së mbështesin dhënien e statusit kandidat ndaj Serbisë, përpara marrjes së një vendimi të tillë, Bashkimi Europian do të dëshironte të shihte në praktikë angazhimin konstruktiv të Beogradit ndaj Kosovës.

Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton shpjegoi se ky ishte në përgjithësi humori i ministrave të jashtëm europianë gjatë mbledhjes së Këshillit.

“Mendoj se në Këshillin e Punëve të Jashtme mbizotëroi një ndjeshmëri e madhe optimizmi, e që ne duam të shohim Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë më pranë në mardhenien tonë, drejt Bashkimit Europian. Mendoj se egziston një dëshirë e madhe për të parë Serbinë që të përmbushë angazhimet që ne i kemi kërkuar asaj, që të vijojë dialogun me Kosovën dhe të përparojë në mënyrë të tillë që të n’a mundësojë neve marrjen e një vendimi, që mund të ishte i favorshëm, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në Shkurt. Por, nevojitet që ata të punojnë për këtë. Nesër, Robert Kuper do të fluturojë drejt rajonit, në Beograd dhe Prishtinë, për të diskutuar mbi atë se çfarë do të ndodhë më tej, por në përgjithësi humori i Këshillit ishte që në një rast të tillë, pra të një angazhimi konstruktiv, ata do të dëshironin që t’a shihnin atë përpara se të merrej vendimi”, tha Ashton, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Pas vështirësive të hasura në raundin e 8 të dialogut Prishtinë-Beograd, kryenegociatori i BE-së Robert Cooper ka vizituar disa herë të dy kryeqytetet, duke synuar arritjen e një marrveshjeje të mundshme mes palëve, përpara mbajtjes së takimit të ardhshëm zyrtar.

Diplomatë të BE-së shprehen se pavarësisht atmosferës më pozitive të Brukselit kësaj radhe, në krahasim me dhjetorin e kaluar, Serbia duhet të ketë parasysh jo vetëm zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme me Kosovën, por dhe sjelljen konstruktive në gjetjen e zgjidhjes për të ashtuquajturën “çështje të emrit”, për mënyrën sesi do të përmendet Kosova në tryeza rajonale e ndërkombëtare.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA