
Francesco Totti mund të rikthehet në kombëtaren italiane. Lajmi konfirmohet nga vetë trajneri i “të kaltërve”, Cesare Prandelli, i cili theksoi se gjithcka do të varet nga gjendja fizike e kapitenit të Romës.
“Në fund të sezonit do të bëjmë kontrollin e gjendjes fizike të futbollistëve, si Francesco Totti, më pas do të vendosim nëse do të bëjmë ndryshime në projektin tonë”, tha Prandelli.
Totti pasi zgjidhi problemet me dëmtimet e tij dhe mosmarrëveshjet me trajnerin Lusi Enrique, është shfaqur në një formë shumë të mirë në këtë pjesë të sezonit në kampionat. Në dy ndeshjet e fundit ka arritur të gjejë edhe golin duke vendosur edhe rekord në Serinë A me 211 gola me të njëjtën fanelë, atë të Romës.
Kapiteni i Romës deklaroi tërheqjen nga kombëtarja në vitin 2006, pas përfundimit të botërorit të Gjermanisë ku u shpall kampion. Në vitin 2009 u bënë tentativat e para për rikthimin e tij dhe ai që e kërkoi ishte Marcelo Lippi. Tani është Prandelli ai që e kërkon 35-vjecarin tek skuadra italiane duke qenë se problemet shëndetësore të Casano dhe të Rossi e kanë dobësuar jo pak repartin e sulmit të 4 herë kampionëve të botës.
Top Channel