Tenis, Serena Williams eleminohet nga Makarova

23/01/2012 13:00

Serena Williams eliminohet nga turneu i tenisit “Australian Open”. Amerikania u mund në raundin e katërt nga tenistja ruse Ekaterina Makarova, e 56-a në renditjen botërore.

Williams, 13 herë kampione në “Grand Slam” humbi ndeshjen pas gabimeve radhazi, gjë e cila u shfrytëzua nga Makarova.

Pas kësaj humbjeje, Willimas humbi shansin për të fituar titullin e gjashtë kampion në Melburn Park. Tenistja amerikane u largua nga ky aktivitet edhe vitin që kaloi për shkak të dëmtimeve që kishte.

Humbja e fundit e saj ka qenë me Jelena Markovic në vitin 2008. Për tenisten ruse Makarova do të jetë ndeshja e saj e parë në çerekfinale, ku pritet të përballet me fituesen e duelit Maria Sharapova – Sabine Lisicki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA