Inter, klubet më prestigjiozë nuk heqin dorë nga pista Dumfries, ndërsa Luis Henrique pëlqehet në Angli Një ditë pas fitores ndaj Lazio, Massimo Moratti ka folur për Wesley Snejder, një lojtar që po rikthehet në formacionin e Interit pas shumë problemesh me dëmtimet.
“Nuk kam menduar kurrë shitjen e Snejder sepse ai është një kampion i madh. Edhe vetë lojtari ka garantuar se do të qëndrojë me ne”, ka theksuar presidenti zikaltër për mediat italiane.
Moratti ka vlerësuar edhe trajnerin Claudio Ranieri: “Më ka pëlqyer shumë fakti që pas fitores ka kritikuar skuadrën për lojën e zhvilluar. Është një shenjë pozitive sepse ai pret gjithmonë që futbollistët të japin më të mirën për Interin.”
Fjalë të mira edhe për sulmuesin e rigjetur, Diego Milito: “Ne gjithmonë kemi pasur besim tek ai sepse është një futbollist i madh dhe nuk kisha dyshim se do rikthehej të shënonte sërish.”
Top Channel