Milan ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Catania, Maxi Lopez, por blerja nuk do të kryhet menjëherë sepse klubi kuqezi shpreson ende në mbërritjen e Carlos Tevez.
“Situata është e thjeshtë: kemi arritur marrëveshjen me Maxi Lopez dhe me Catania, por po presim që të vijë Tevez. Nëse Tevez nuk vjen, do të sjellim menjëherë në Milano Maxi Lopez. Do të presim edhe disa ditë, por siguroj që njëri nga këta dy sulmues do të jetë i Milanit”, ka shpjeguar Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit.
“Mu bë shumë qejfi që Tevez doli hapur duke deklaruar se dëshiron të luajë vetëm për Milanin sepse edhe ne duam që ai të luajë për ne. Të presim edhe pak ditë dhe të shohim se kush nga të dy do të vishet kuqezi”, shtoi Galliani.
Të hënën pritet që agjenti i Tevez të diskutojë me drejtuesit e Manchester City për të ardhmen e klientit të tij pas refuzimit që sulmuesi argjentinas i bëri ofertës së PSG.
Top Channel