“Show” Messi në Malaga

23/01/2012 00:00

Lionel Messi dhuron sërish spektakël dhe këtë e ka bërë në fitoren 1-4 ndaj Malagës.

Argjentinasi shënoi 3 gola në këtë sfidë, duke e çuar në 22 numrin e golave të shënuar gjatë këtij kampionati. Pep Guardiola mbajti në stol Xavi, Puyol e Fabregas për t’i pasur më në formë në sfidën e kupës me Realin.

Golin tjetër të skuadrës katalanase e shënoi Alexis Sanchez ndërsa atë të nderit për Malagën e shënoi Rondon. Kundërshtari i vetëm i Realit në Ligës BBVA duket se është vetëm Barcelona e Pep Guardiolës.

Edhe pse u shokuan nga goli i Llorentes, madrilënet nuk i dhanë Bilbaos kënaqësinë e fitores në Santiago Bernabeu duke fituar 4-1 me golat e Marselos,  dopjetën e Cristiano Ronaldos dhe atë të Callejon.

Diferenca mes Realit dhe Barçës vazhdon të mbetet 5 pikë.

Top Channel