Në rrethin e Korçës nesër do të rihapen shkollat pas pezullimit të mësimit për shkak të të ftohtit.
Rritja e temperaturave dhe stabilizimi i kushteve klimaterike sjell dhe rinisjen e mësimit në 88 shkolla.
Ditën e premte 24137 nxënës nuk zhvilluan mësimin pas vendimit të Drejtorisë Arsimore Rajonale, e cila zyrtarizoi mbylljen e shkollave për një afat të papërcaktuar.
Ky vendim erdhi pasi nxënësit zhvillonin mësimin me orë të reduktuara. Nxënësit e arsimit parashkollor 9-vjecar dhe të mesëm do të vijojnë mësimin në normalitet nga neser, por mungesa e lëndës drusore për ngrohje pavarësisht ngrohjes së motit vijon të jetë një problem shqetësues, pasi ambjentet e shkollave apo kopshteve vijojnë të jenë të ftohta.
Top Channel