Linja e Tiranës së Re, nga 1 shkurti bileta 50 lekë

21/01/2012 09:00

Linja e Tiranës së Re në kryeqytet ka ngjitur një njoftim për të gjithë udhëtarët e kryeqytetit. Nga data 1 shkurt hyn në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të biletës së transportit nga 30 në 50 lekë të reja.

Një ditë pas deklaratës së kreut të Shoqatës së Transporteve, linjat kanë njoftuar qytetarët për t’u përgatitur që kur të hipin në autobus në muajin shkurt t’i japin fatorinos 50 lekë dhe jo 30 lekë. Sipas legjislacionit në fuqi, firmat e transportit nuk kanë të drejtë të ndryshojnë çmimet, me të cilët operojnë në treg për dhënien e shërbimit të transportit në qytet pa marrë miratimin nga bashkia e kryeqytetit, pa diskutuar më parë me grupet e interesit dhe pa u miratuar si vendim në Këshillin e Ministrave. Por, pavarësisht kësaj, disa herë linjat e transportit e kanë shkelur ligjin, duke rritur në mënyrë të padrejtë çmimin e biletave të transportit. Lajmi behet i ditur nga gazeta “Shqip”.

Pavarësisht deklaratave të kreut të bashkisë në marrjen e mandatit për penalizim të të gjithë subjekteve që rëndojnë padrejtësisht qytetarët dhe shkelin ligjin, njoftimi i njërës prej linjave të transportit të ngjitur në xhamat e autobusëve kanë ngjallur pakënaqësi në radhët e qytetarëve, të cilët të paktën një herë në 6 muaj ose në vit përballen me vendimet e operatorëve privatë dhe linjave të transportit qytetas.

Ndërkohë, Shoqata e Transportit pretendon se secili pi të paktën 1 kafe në ditë dhe paguan 100 lekë, çmimi 70 lekë nuk është vlerë e lartë. Por, nga ana tjetër,rroga minimale në Shqipëri vazhdon të mbetet 1750 mijë lekë.

Pas deklaratave të krerëve të shoqatave, por edhe kreut të bashkisë, qytetarët mbeten në pritje dhe në ankth për çmimin e biletës që do të paguajnë për çdo udhëtim në njërën nga linjat e transportit në kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA