
Dy shpërthime të fuqishme tronditen qytetin London Derry në Irlandën e Veriut duke rikthyer frikën e dhunës terroriste të ekstremistëve republikanë.
Sipas policisë askush nuk ka mbetur i vrarë apo i lënduar gjatë dy sulmeve ndaj dy zyrave publike. Dyshimet kryesore për autorësinë e këtyre sulmeve bien mbi separatistët republikanë irlandezë, të cilët nuk janë dakort me vendimin e organizatës IRA për të hequr dorë nga lufta e armatosur ndaj Britanisë.
Një pjesë e anëtarëve të dikurshëm të IRA-s kërkojnë që Irlanda e Veriut të jetë pjesë e Republikës së Irlandës dhe jo më nën kontrollin e Londrës.
Gjatë viteve të fundit, dhuna në këto zona është shtuar dhe janë shtuar përleshjet mes katolikëve dhe protestantëve. Këta të fundit kërkojnë të mbeten nën autoritetin e Londrës.
Top Channel