Protestë për dritat në Kombinat

20/01/2012 19:45

Banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë kanë protestuar për ndërprerjen sistematike, sic thonë ata, të energjisë elektrike.

Për  më shumë se 60 minuta protestuesit kanë bllokuar rrugën duke shprehur indinjatën e tyre për mungesën  jo vetëm të energjisë eletrike, por edhe të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Në orën 19:00 kemi orarin për ujë, por s’kemi drita, ku t’i gjejmë dritat?! Me një pension i pagova, pa asnjë faturë”, thotë një banor i Kombinatit.

Policia ka tentuar të zhbllokojë rrugën, por është ndeshur me rezistencën e banorëve të Kombinatit të cilët kanë vijuar të ecin në mes të rrugës për t’u shpërndarë më pas.

Deputeti socialist i kësaj zone, Saimir Tahiri thotë se kjo situatë për faj të CEZ-it apo burokracive qeveritare është e patolerueshme.

“Është një situatë e skandaloze dhe e patolerueshme, me orë të tëra këta qytetarë nuk kanë drita, pa asnjë mundësi për  të jetuar dhe zhvilluar një jetë normale. Nuk ka asnjë arsye që të legjitimojë mungesën e dritave me orë të tëra në Kombinat, por edhe në të gjithë Tiranën. Ndaj më e rëndësishme se arsyet gjithë arsyet e qeverisë apo CEZ-it, na interson që qytetarët e Kombinatit të kenë energji elektrike si të gjithë qytetarët”, deklaroi deputeti Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA