LSI: Videoja, pjesë e skenarit të dhunës

20/01/2012 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim e quajti videon e Dritan Priftit, pjesë të skenarit të dhunshëm të Partisë Socialiste që kulmoi me
21 janarin.

Dritan Prifti, sipas LSI-së, është tashmë një limon i shtrydhur nga Partia Socialiste.

“Pjesë e rëndësishme e këtij skenari dhune u bënë edhe produktet e halucinacioneve, fatkeqësi njerëzore kjo, e ish-ministrit të Ekonomisë sot me detyrën e limonit të shtrydhur, në partinë e zotit Rama. Them limon i shtrydhur sepse produktet e tij të halucinacionit, nuk i shërbejnë më për dhunë ndoshta partisë së zotit Rama, regjisori politik i dhunës së 21 janarit. Zotërinjtë limonë të shtrydhur, që kapën veten në flagrancë duke ndarë jo thjesht euro të fëlliqura, por interesa korruptive në kurriz të detyrave publike që mbanin dhe që u vunë në dispozicion të dhunës për destabiliteti kushtetues…As streha politike e partisë së zotit Rama e as imuniteti juridik i prokurorisë së Republikës, nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë ligjore, ekzistenca e këtyre individëve”, tha Ylli Manjani, sekretar për Çështjes Zgjedhore në LSI.

Manjani tha me tej: “Kam edhe autorizimin e zotit Braho të kërkoj ndjesë, nëse për arsye etike zëri ishte i ulur mbrëmë në atë video të tmerrshme që pamë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta