Bayern Munchen, lideri i Bundesligës, do të vizitojë mbrëmjen e sotme Borussia Monchengladbach, vendin e katërt në klasifikim, në ndeshjen që do të hapë javën e 18 të kampionatit gjerman të futbollit, që rifillon sot pas pushimeve dimërore.
Është interesante lufta në krye të klasifikimit pasi Bayern Munchen kryeson me 37 pikë, i ndjekur nga Borussia Dortmund dhe Schalke 04 me 34, ndërsa në vend të katërt është Monchengladbach me 33.
Pas më shumë se një muaji pa ndeshje kampionati, mbrëmjen e sotme në 20.30 do të nisë faza e dytë e Bundesligës. Borussia Monchengladbach do të përpiqet të përsërisë fitoren befasuese të fazës së parë, kur mundi Bayern Munchen në Allianz Arena me rezultatin e ngushtë 0-1.
Schalke 04 do të luajë të shtunën (15.30) ndaj Stuttgart, ndërsa Borussia Dortmund do të luajë të dielën ndaj Hamburg në fushën e këtij të fundit.
Top Channel