Zgjedhjet republikane, tërhiqet Perry

19/01/2012 00:00

Rick Perry, guvernatori i Teksasit është emri i radhës që tërhiqet nga gara republikane për t’u shpallur kandidat për president të Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Perry-t u njoftua gjatë një konference për shtyp që ai mbajti në Karolinën e Jugut. Mediat amerikane, shkruajnë se Perry njoftoi gjithashtu edhe mbështetjen për kandidatin Newt Gingrich në garën për kandidat brenda republikanëve.

Rick Perry hyri në garë në muajin gusht me shumë pompozitet, por gafat gjatë deklarimeve dhe performanca e dobët në debatet republikane, ulën ndjeshëm përkrahjen ndaj tij.

SHBA, parregullsi në zgjedhjet e republikanëve

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kandidatin presidencial të republikanëve në SHBA mund të ndryshojnë, pasi disa parregullsi janë zbuluar se kanë ndodhur në shtetin e Ajouas. 

Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney fitoi në zgjedhjet e shtetit të parë, nga 51 të tillë, me vetëm tetë vota diferencë nga kandidati Rick Santorum, i renditur i dyti. Megjithatë, të dhëna shtesë thonë se jo të gjitha votat janë numëruar dhe se faktikishë është Santorum i pari, me 34 vota më shumë.

Komisioni numërues mund të vendosë të shpallë zgjedhjet barazim, çka do të ngushtonte rezultatin, që pas votimeve në dy shtete, sheh Romney të udhëheqë, përpara Ron Paul dhe Rick Santorum.

Në një komunikatë të fushatës zgjedhore të Romney, zgjedhjet në Ajoua konsiderohen si “një barazil virtual”. Rezultati zyrtar do të informohet të enjten nga kryetari i komisionit numërues të Ajoauas.

Sipas sondazheve, Romney është favorit për t’u shndërruar në kundërshtarin e Barack Obamas në zgjedhjet e tetorit, pasi presidenti ka informuar se do të rikandidojë, duke eliminuar kështu nevojën e zgjedhjeve brenda demokratëve.

Kundërshtari i Obamës do të zgjidhet ai kandidat që do të fitojë shumicën e mbështetjes së delegatëve republikanë, në votimet që zhvillohen në 51 shtetet amerikane.

Top Channel