
Këtë sezon veror zhvillohen Lojërat Olimpike “Londër 2012”, ku Shqipëria do të jetë pjesë e këtij evenimenti.
Aktualisht kjo kombëtare ka kualifikuar për në Londër nëntë sportistë, nga të cilët pesë janë të kualifikuar me normë olimpike dhe katër të tjerë do të jenë pjesëmarrës me ftesat e ardhura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Atletika ka zgjedhur Luiza Gegën, e cila është edhe sportistja më e mirë femër dhe ka rezultate shumë pranë normës olimpike në disiplinën e vrapimit të 3000 metrave. Xhudistja Majlinda Kelmendi është, sidoqoftë, sportistja e vetme nga ekipin ynë olimpik që mund të sjellë medalje nga Olimpiada e Londrës, nisur nga rezultatet e saj të larta dhe ku renditet ndër tre sportistet më të mira në botë në këtë disiplinë.
Top Channel