" /> ">
Tetë ligjvënës amerikanë e kanë tërhequr mbështetjen e tyre nga dy projekt-ligjet anti-pirateri, pas “blackout”-it, në formë proteste nga mijëra faqe interneti.
Dy nga hartuesit e projekt-ligjit, Marco Rubio nga Florida dhe Roy Blunt nga Missouri, ishin në mesin e të tërhequrve.
Enciklopedia on-line Wikipedia dhe të shërbimi blog, WordPress janë dy nga faqet me profil të lartë, që bllokuan hyrjen e tyre on-line në formë proteste.
The Motion Picture Association of America (MPAA), i ka quajtur protestat si “të papërgjegjshme”.
Të dyja projket-ligjet përqëndrohen në piraterinë në internet, veçanërisht në kopjet e paligjshme të filmave dhe mediave të tjera.
Ligji parashikon edhe dëbimin nga faqet që përmbajnë informacion se si të hysh në një sajt të bllokuar.
Top Channel