Politika e jashtme, Rusia kritikon SHBA

19/01/2012 17:20

Raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse, janë ndoshta në pikën e tyre më të ulët që nga koha e ardhjes së presidentit Barak Obama në pushtet, thuajse katër vjet më parë.

Këtë e konfirmojnë edhe një sërë perplasjesh në arenën ndërkombëtare mes interesave të Moskës dhe Uashingtonit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi ashpër qendrimet e Uashingtonit, qendrime të cilat sipas tij, po shkaktojnë krizë që nga Siria e deri tek Irani. Për Sirinë, tha Lavrov, Rusia nuk do të tolerojë ndërhyrjen ushtarake dhe do të vendosë veton e saj në Kombet e Bashkuara.

“Nëse dikush kërkon të përdorë forcën me cdo cmim, le ta bëjë, le t’i marrin vetë përsipër pasojat e këtij veprimit, por nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të harrojnë se do të marrin autorizimin”, deklaroi Lavrov.

Lavrov foli “hapur” gjatë një interviste dhënë për televizionin shtetëror rus, ku gjithashtu hodhi akuza të forta ndaj Shteteve të Bashkuara se qendrojnë pas protestave të muajit dhjetor në Moskë, duke u përpjekur të sjellin skenarin e Egjiptit dhe të “pranverës arabe” në tërësi, edhe në Rusi.

Lavrov kritikoi gjithashtu ambasadorin amerikan në Moskë për qendrimet e tij dhe përdori termin e Putin për të përkufizuar “qendrimin e gabuar të Shteteve të Bashkuara” në “eksportimin e demokracisë”.

Por përvec krizave në botën arabe dhe atë iraniane, Lavrov fajësoi Uashingtonin edhe për qendrimin e tij mbi disa cështje të tjera si programi amerikan i mbrojtjes anti-raketë, sanksionet tregtare dhe qendrimet për adoptime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA