Kryeministri i Pakistanit, para gjykatës
19/01/2012 04:55
Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani, pritet të dalë përpara gjykatës më të lartë të vendit, lidhur me refuzimin e tij për të rihapur një rast korrupsioni kundër presidentit.
Gjykata e Lartë nisi procedura ndaj tij pas dështimit për t’u kërkuar zyrtarëve zviceran të rihapin çështjen kundër presidentit Asif Ali Zardari.
Nëse shpallet fajtor për shpërfillje ai do të ndalohet nga mbajtja e posteve publike.
Z. Gilani ka refuzuar me forcë për të shkruar një letër autoriteteve zvicerane, duke argumentuar se presidenti Zardari ka imunitet nga ndjekja penale, për sa kohë mban postin e tij.
Top Channel