I ftohti shton varfërinë

19/01/2012 20:10

Puka është një nga qytetet me të varfra në Shqiperi, varfëri që e ben më të vështirë jetesën edhe për shkak të dimrit të ftohtë.

Qyteti është në një zonë të izoluar dhe rrugët që të çojnë atje janë të dëmtuara dhe të rrezikshme për shkak të akullit. Pothuajse e njëjtë është situata edhe në qytet ku pamundësia ekonomike ka pushtuar shumë familje.
 
Midis tyre, eshte familja e Sadije Halilit, femijet e se ciles nuk mund te shkojne me ne shkolle. Bashkeshorti i saj ndodhet i shtruar ne spital dhe e vetmja e ardhur eshte ndihma sociale.

”Jetoj vetë i tetë me burrin që e kam në spital. Jam me 6 fëmijë, s’kam kushte, shkoj tek kryetari bashkisë dhe më thotë që s’ka çfarë të bëjë. Jetoj vetëm me ndihmë ekonomike dhe pension invalidi. Nuk na del”, thotë Sadije Halili.

Ndersa Rexhina Dizdarim nje tjeter kryefamiljare ne qytetin e Pukes shprehet se eshte e detyruar te mbledhe mbeturina per te jetuar.

”Dal e punoj, sakrifikoj për fëmijët. Dal mëngjes drekë-darkë, në akull, në të ftohtë e mbledh kanaçe. Dhe sa vlerë kanë ato, s’kam as bukë thatë për të ngrënë”, thotë Rexhina Dizdari.

Ky 22-vjeçar, qe ka enderr te vazhdoje shkollen nuk ka mundesi per shkak te kushteve ekonomike. Ai rrefen se ka ne te që i duhet te fleje pa ngrenë

”Këtu ska punë, u bëra 20 vjec dhe s’kam gjetur punë, dua të kryej shjollën e lartë, por mungon. Kam qëndruar pa ngrënë, kam fjetur jashtë kur kam dalë për punë, por asnjëherë nuk kam gjetur”.

E ndërsa termometri në Pukë shënon nën -10 gradë, shumë familje duhet të vazhdojnë të përballen me varfërinë e përditshme, e cila mbetet e njëjtë si në vargjet e Migjenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA