
Mundësia që Irani ta mbyllë vërtet ngushticën e Hormuzit, nuk është dhe
aq e largët, sidomos nëse perëndimi ndërpret eksportin e naftës
iraniane.
Gjermania, Franca dhe Britania këmbëngulin për embargo nafte si mënyrë për të shtuar presionin ndaj Republikës islamike që të pezullojë programin e saj bërthamor.
Embargoja e BE-se mund te hyje ne fuqi me vone gjate ketij viti dhe do t’i largoje Iranit disa prej klienteve me te medhenj. Vendi i dyte me i kryesor prodhues i OPEK-ut arriti te nxirrte muajin e kaluar 3,6 milione fuçi nafte bruto ne dite. Në Iran, disa kane bindjen se bllokimi i eksporteve nuk do ta cenoje dhe aq shume ekonomine.
“Nisur nga fakti qe Europa nuk eshte ndonje importuese e madhe e naftes iraniane, besoj se bllokada e saj nuk do te kete ndikim te ndjeshem ne ekonomine tone. Me shume lehtesi Irani mund te gjeje bleres te tjere dhe perpjekjet europiane serish do te deshtojne t’i bindin lideret iraniane t’i bejne ndonje ndryshim programit berthamor”, tha profesor Zibakaram, universiteti i Teheranit.
Pavaresisht ketij besimi te brendshem, vete fakti qe zevendespresidenti Mohamad Reza Rahimi kercenoi me mbylljen e Hormuzit nese BE-ja ndalon eksportet e naftes se republikes islamike, tregon se ne Teheran ceshtja po merret seriozisht. Sipas profesor Zibakaram, nese politikeberesit ne Iran ndiejne se perendimi e sidomos Shtetet e Bashkuara, i mbyllin deren vendit, me shume gjase edhe ata do ta mbyllin vertet Ngushticen nga ku kalon 40 % e cisternave me nafte te botes.
“Nese i ndalon regjimit islamik eksportimin e naftes, ne menyre jo te drejperdrejte, kjo do te thote t`i shpallesh lufte, sepse i nderpret nje burim jetij te ardhurash, i shkaterron praktikisht ekzistencen. qe te arrije te mbijetoje, do t`i duhet te kunderpergjigjet me menyrat e tij”, u shpreh Zibakaram.
Ky pershkallezim i tensioneve me perendimin vjen ne nje kohe kur ekonomia iraniane po perballet me shtim te inflacionit dhe ngadalesim te rritjes. E ndersa dy palet kercenojne njera-tjetren me naften si arme ne duart e tyre, ekspertet mendojne se ajo ne fakt eshte si bombe vetevrasese, nga e cila askush nuk del i fituar.
Top Channel