Në prag të përvjetorit të protestes së 21 janarit, ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIllwham, nëpërmjet një deklarate për mediat thotë se “mendimet tona janë me familjet e atyre që u vranë”.
Në deklaratë, ajo shton: “Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Siç e kanë deklaruar edhe miqtë ndërkombëtarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi”.
”Janarin e kaluar, Ministri ynë për Europën, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet, me të vërtetë, nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët per hetimin”, shtoi McIllwham.
“Drejtësia”, thotë ambasadorja britanike, “kërkon institucione profesionale të paanshme, te cilat besohen nga publiku se po veprojne me paanshmeri dhe ndiqen me kujdes nga media për t’u siguruar se janë të drejtë. Vetëm disa javë më parë ne Britani, dënimi i dy burrave pas 19 vjetesh për vrasjen raciste të një nxënësi, vertetoi përsëri rolin thelbësor që luajnë presioni publik dhe presioni mediatik në shtyrjen përpara të reformave dhe për të siguruar se asnjë nuk qëndron mbi ligjin”, përfundoi McIllwham.
Top Channel