Disidenti kinez rrëfen trajtimin cnjerëzor

19/01/2012 09:35

Një shkrimtar kinez, i afërt me fituesin e cmimit Nobël për Paqen Liu Xiaobo, ka përshkruar “trajtimin cnjerëzor” që e detyroi të linte vendin e tij.

Duke folur në Uashington, Yu Jie deklaroi se ai ishte përndjekur nga policia dhe më pas rrëmbyer dhe rrahur.

Jie, 38 vjec, shkroi “Aktori më i mirë kinez: Wen Jiabao”, një libër kontrovers që acaroi kryeministrin. Libri u ndalua menjëherë në Kinë. Zoti Jie mbërriti në Shtetet e Bashkuara më 11 janar për të jetuar bashkë me gruan dhe të birin.

Të mërkurën ai u shfaq në një konferencë për shtyp dhe lëshoi gjithashtu një deklaratë, të publikuar në web site-n e një grupi aktivistësh në Kinë, ku përshkroi përndjekjen nga forcat e policisë.

Ai tha se pasi Liu Xiaobo u vlerësua me cmimin Nobël për Paqen, arrestet ilegale, torturat, mbikëqyrjet e vazhdueshme dhe përndjekjet u bënë pjesë e jetës së tij të përditshme.

Aktualisht Xiaobo po shlyen një dënim me burg 11-vjecar në Kinë për nxitje të shpifjeve ndaj regjimit. Zoti Jie tha se ai ishte marrë nga oficerë policie me uniformë më 9 dhjetor të vitit 2010, të cilët i vunë një kapuc në kokë dhe e cuan në një lokalitet të panjohur.

Ndërkohë, një gjykatë kineze ka dënuar me burg një aktivist pro-demokracisë për shpifje. bëhet fjalë për dënimin e tretë afatgjatë që i jepet një kritiku të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA