Sonte “El Clasico” nr.1 e Kupës

18/01/2012 00:00

Reali dhe Barcelona ndeshen sërish me njëra-tjetrën, këtë herë në fazën cerekfinale të Kupës së Mbretit.

Deri më tani skuadra katalanase ka arritur të marrë maksimumin kundrejt rivalëve të përjetshëm të Real Madrid, megjithatë, trajneri Guardiola preferon të tregohet i kujdesshëm.

“Kur luhet Real-Barcelona rezultatet e kaluara nuk kanë asnjë rëndësi. Ajo që ka më shumë vlerë është se cka po bëjme dhe cfarë do të bëjmë më tej. Në këtë moment do të përballemi me një skuadër që po paraqitet më mirë se ne. Reali është fituesi në fuqi i Kupës së Mbretit dhe kryesuesi i kampionatit. Do të luajmë kundër rivalit më të fortë që kemi pasur ndonjëherë”, tha trajneri Guardiola.

Barcelona do të përballet në Santiago Bernabeu, kundër Realit vendas me disa mungesa për shkak të dëmtimeve.

Hera e fundit kur Barcelona dhe Real janë përballur me njëra-tjetrën në cerekfinale të Kupës së Mbretit me sistemin vajtje-ardhje ishte sezoni 1996-1997, ku katalanasit u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm, 4-3.

Top Channel