Renditja e FIFA-s, Shqipëria e 77-a

18/01/2012 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur sërish pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Në klasifikimin e përpiluar së fundmi nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, përfaqësuesja kuqezi zbriti në vendin e 77, ndërkohë që një muaj më parë ishte në vendin e 74.

Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj periudhe, kombëtarja shqiptare zbriti më poshtë pasi ekipet e tjera grumbulluan më shumë pikë kundrejt nesh.

Nuk ka asnjë ndryshim në treshen e parë të renditjes së FIFA-s. Spanja ndodhet në krye në kuotën e 1564 pikëve, ndjekur nga Holanda me 1345 pikë dhe Gjermania me 1309 pikë. Në vendin e katër ndodhet Uruguaji, Anglia në të pestin duke lënë pas Brazilin dhe Portugalinë. Top 10 në renditjen e FIFA-s e mbyll Italia dhe Argjentina.

Top Channel