Lacio, 7 mln euro për Arshavin
18/01/2012 00:00
Lojtari rus i Arsenalit, Andrey Arshavin është vënë nën shënjestrën e skuadrës italiane të Lacios. Lajmi publikohet nga e përditëshmja britanike, Daily Mirror, sipas së cilës, klubi roman po mendon të bëjë një ofertë prej 6 milion paundësh (rreth 7 milon euro).
Lacio duke parë periudhën jo shumë të mirë të Cisse, kërkon të përforcojë repartin sulmues dhe Arshavin mendohet si lojtari i duhur nga drejtuesit e bardhekaltërve.
Arshavin ka një kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013, por ende nuk ka marrë asnjë propozim për rinovimin e saj. Pavarësisht mungesës së alternativave në sulm, trajneri Venger po mendon seriozisht të nxjerrë lojtarin 30-vjecar rus në merkato.
Top Channel