
Skuadra e Interit po mendon seriozisht për të ardhmen e saj. Zikaltërit janë hedhur në merkato ku emrat më të lakuar së fundmi janë ata të brazilianëve, Juan Jesus dhe Lukas.
Për Huan Interit tashmë e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e skuadrës braziliane Porto Allegre për një shifër prej 3.7 milion eurosh dhe tashmë mbrojtësi mezi po pret të kalojë në Milano.
Disi më të komplikuara janë bisedimet për marrjen e Lukas, pasi drejtuesit e San Paolos nuk tolerojnë në kërkesat e tyre ekonomike, duke mos lejuar 20-vjecarin të largohet para muajit qershor, ndërkohë që pretendojnë të arkëtojnë nga shitja e tij, të paktën 25 milion euro.
Në këtë pikë, Branka kërkon të nisë bisedimet me krerët e klubit brazilian për të parë nëse mund të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për këtë cështje, kjo sepse për shifra prej 25 milion eurosh, është disi e lartë pë
Top Channel