Diplomatët e BE: Të hetohet Izraeli

18/01/2012 16:25

Disa diplomatë të mëdhenj të vendeve europiane i kanë adresuar një letër Komisionit Europian, në të cilën kërkohet një hetim i detajuar i të gjitha transaksioneve ekonomike që realizohen me Izraelin.

Një veprim i tillë synon të bllokojë të gjitha financimet që ndihmojnë kolonizimin hebre të Palestinës.

Në letrën konfidenciale dhe të zbulua nga burime të sigurta të “BBC”, shkruhet se “rritja sistematike e aktivitetit të vendosjes së kolonive izraelite në tokën palestineze, minon përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të dy shtetet nëpërmjet bisedimeve”.

Diplomatët shkruajnë edhe për një gjendje gjithmonë e më të vështirë dhe për një krizë humanitare në degradim.

Kreu i misionit europian në Jeruzalemin Lindor, gjithashtu dërgoi një javë më parë një raport shumë të ashpër për Izraelin, duke kritikuar hapur politikat izraelite.

Ndërtimi i kolonive për hebrenjtë në tokën palestineze konsiderohet si i paligjshëm në bazë të ligjeve ndërkombëtare, por Tel Avivi ka bërë disa herë të qartë se nuk ndan të njëjtin qëndrim.

Sipas dokumentetit të dorëzuar në Bruksel, Izreali prej dekadash është duke ndërmarrë një politikë të qartë, që ka si synim aneksimin e Jeruzalemit lindor, të fituar pas një lufte të shkurtër në vitin 1967.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA