Brahja, refuzon të bëjë testin antidoping
18/01/2012 23:10
Peshëngritësja, Shqiponja Brahja refuzon të bëjë testin B Antidoping duke rrezikuar përjashtimin nga sporti i peshëngritjes.
Burime të sigurta në Federatën e Peshëngritjes pohuan për Top Channel se sportistja 38 vjecare nuk i është përgjigjur thirrjeve të kësaj federate për të bërë testin e dytë, gjë e cila mund të ndryshonte situatën.
Shqiponja Brahja u rendit në vendin e shtatë në Botë në botërorin e parisit, ndërkohë që pezullimi mund ta shtyjë atë të mbyllë karrierën duke marrë parasysh edhe moshën e saj, 38-vjecare.
Ky është rasti i dytë në Shqipëri pas asaj të Fetie Kasajt e cila u pezullua 2 vjet për përdorim të substancave të ndaluara duke mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike Pekin 2008.
Top Channel