‘Armët e NATO-s nuk janë të mjaftueshme në Kiev’, Putin: Sisteme më të përparuara armësh do të vijnë në vitin 2026
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka kopiuar homologun venezuelian Hugo Chavez, duke akuzuar fuqitë perëndimore se përhapin viruset dhe sëmundjet.
“Për të shitur ilacet e tyre, fuqitë e mëdha prodhojnë virusin HIV dhe më pas e përhapin atë tek shoqëria, për qëllime politike”, ka deklaruar Ahmadinejad.
Lajmin e bën të ditur faqja gjysmëzyrtare e internetit “Tabnak”. “Pyes veten se si ka mundësi që virusi HIV të jetë më pak i përhapur në vendet që nuk kanë kufizime për marrëdhëniet seksuale, sesa tek ato ku fuqitë e mëdha duan që njerëzit të mos i kushtojnë vëmendje faktit që burimet e tyre janë të kufizuara”, ka thënë Ahmadinejad.
Në fund të vitit të kaluar, duke marrë shkas nga sëmundja me kancer e presidentes argjentinase, presidenti venezuelian Hugo Chavez deklaroi se kjo nuk është thjeshtë një koincidencë.
Chavez bëri përgjegjëse për këtë administratën amerikane, e cila sipas tij për të arritur qëllimet politike përdor sëmundjet kundër liderëve që nuk i shkojnë për shtat.
Chavez tha se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një lloj teknologjie që shkakton përhapjen e kancerit dhe paralajmëroi krerët e shteteve të tjera majtiste se mund të jenë viktimat e radhës.
Presidentja argjentinase Kirchner u diagnostikua së fundmi me kancer në gjendrën e tiroides, ndërkohë që sëmundje të tilla kanë pasur më parë edhe Fernando Lugo i Paraguajit, Dilma Rousseff e Brazilit dhe paraardhesi i saj Lula.
Për presidentin venezuelian, që pretendon se ka fituar betejën me kancerin, fenomeni është tepër i cuditshëm dhe i vështirër për t’u shpjeguar me ligjet e probabilitetit.
Top Channel