Afganistan, ushtarët britanikë, akte pedofilie

18/01/2012 17:00

Pa u harruar mirë skandali i ushtarëve amerikanë që urinonin mbi trupat e viktimave, trupat ndërkombëtare që veprojnë në Afganistan janë përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë.

Dy ushtarë britanikë janë arrestuar nga policia ushtarake mbretërore nën akuzën e abuzimeve seksuale me dy të mitur në Afganistan. Lajmi është publikuar nga “The Sun”.

Dy ushtarët e grupit Mercian Battle Group kanë ngacmuar seksualisht një djalë dhe një vajzë të vogël afgane, të dy 16 vjec, duke filmuar abuzimet për t’ua treguar shokëve.

Presidenti afgan Hamid Karzai është shprehur “i tronditur” nga lajmet mbi dy ushtarët britanikë, që kishin inkurajuar dy fëmijët afganë të bënin akte seksuale.

Ndërkohë, komanda e NATO-s në Kabul ka ndërhyrë lidhur me cështjen duke deklaruar se ka nisur një proces hetimor për verifikimin e fakteve dhe se nëse do të rezultojë e vërtetë, ngjarja do t’i kalojë drejtësisë ushtarake.


Skandali i marinsave amerikanë
që urinonin mbi trupat e pajetë të talebanëve shkaktoi një indinjatë të rëndë tek autoritetet afgane, në vecanti tek presidenti Karzai.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta, jo vetëm e dënoi ashpër videon, por premtoi një hetim të plotë mbi skandalin dhe ndëshkimin e personave pjesëmarrës.

Ndërkohë, katër marinsat protagonistë të videos denigruese janë identifikuar të gjithë nga hetuesit ushtarakë, dhe dy prej tyre janë marrë tashmë në pyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA