Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë i ka kërkuar policisë bashkiake të largojë shitësit ambulantë nga territori i saj.

Sipas drejtorit të QSUT, pas aksionit të bashkiakëve janë hequr dhjetë kioska të cilat kryenin aktivitetin e tyre prej më shumë se 10 vitesh në qendrën më të madhe spitalore në vend.

Drejtori i QSUT-së thotë se tashmë vëmendja është përqendruar në mbylljen e përhershme të disa hyrjeve, duke lejuar 3 porta të hapura. Ai tha se kontrolli do të vijojë në manaxhimin e territorit brenda qendrës “Nënë Tereza”.

Top Channel