
Vetëm buxheti bashkiak pritet të jetë rreth 800 milionë lekë (të vjetra)
për 2012-n, ndërsa po negociohet me këshillin bashkiak që shifra të
jetë sa më e lartë.
Rreth kësaj çështjeje ka folur administratori i klubit të Tiranës, Salih Tagani ku është shprehur: “Një pjesë e mirë e buxhetit, për të cilin nuk duhet të japim shifra, sepse po negociojmë me këshillin bashkiak, që të jetë sa më i lartë, që të kalojë në shoqërinë aksionere të futbollit. Sigurisht që pjesa tjetër do të përdoret nga sportet e tjera. Kemi një projekt-ide se si mund t’i përdorim këto para, më së shumti në infrastrukturë, pasi rrogat e lojtarëve do të garantohen në bilanc nga sponsori gjeneral”.
Vetëm buxheti bashkiak pritet të jetë rreth 800 milionë lekë të vjetra për 2012-n, ndërsa po negociohet me këshillin bashkiak që shifra të jetë sa më e lartë e mundshme. Ai shton më tej se, pjesa më e madhe e këtij buxheti do të investohet në infrastrukturë. Tirana po synon të gjejë një sponsor gjeneral, ndërsa besohet se klube të tillë që marrin pjesë në kupat e Europës apo edhe në Champions League mund të fitojnë vetëm nga ky lloj sponsori edhe 150 apo 200 mijë euro. Gjithsesi, duket se kriza te Tirana nuk ka kaluar plotësisht, pasi paratë e deritanishme kanë qenë dhurata, ndërsa në të ardhmen synohet të gjendet zgjidhje tjetër. Ende nuk bëhet fjalë për aksionerë, ndonëse Tirana është kthyer në shoqëri aksionere. Krizën aktuale të pagesave e kanë zgjidhur dhurues (donatorë) të cilët nuk do t’i marrin sërish paratë e tyre, përveç një falënderimi apo edhe bashkëpunimi në të ardhmen. Për akademinë e futbollit Tirana pritet të zgjidhet problemi i akomodimeve të ekipeve zinxhirë, të cilët për momentin vazhdojnë të mos kenë dhomat e zhveshjes, natyrisht as edhe dushe, ndërsa shpresohet që të vendoset sistemi i ndriçimit në dy fushat me bar artificial apo ndoshta edhe në fushën me bar natyral. Akademia do të ketë më pak ekipe, besohet tek dhjeta, ndërsa trajnerët do të paguhen nga klubi, ndonëse aktualisht do të paguhen me paratë që japin fëmijët.
“Në kohë rekord arritëm të siguronim disa sponsorë për të dalë nga situata. Krijuam mjaftueshëm fond që të likuidonim lojtarët për rrogat e prapambetura. Këta sponsorë ishin vetëm momentalë dhe nuk dëshirojmë t’i bëjmë publikë. Preferoj t’i quaj dhurues dhe i falënderojmë në emër të klubit”, – u shpreh administratori i klubit Tirana, Salih Tagani. “Siguroj të gjithë futbollistët që në të ardhmen nuk do të ketë më vonesa në pagesa. Deri në fund të këtij edicioni do të jemi korrektë. Si staf administrativ nuk merremi me çështje teknike, pasi është Tafaj dhe Rubio që përgjigjen për një gjë të tillë”, – theksoi administratori Tagani.
Top Channel