
Granit Xhaka ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Ai
kërkohet edhe nga Juventusi, pasi mediat italiane kanë sqaruar se
bardhezinjtë po përgatiten për një ofertë zyrtare për të.
Ata duhet të bëjnë mirë llogaritë me disa prej klubeve të tjera italiane, pasi edhe Milani e Lacio kanë kërkuar informacion për futbollistin 19-vjeçar.
Rivali më tundues për të siguruar shërbimet e lojtarit të Bazelit, Granit Xhaka mbetet Mançester Junajtid i sër Aleks Ferguson, pasi skocezi 70-vjeçar që drejton “Djajtë e Kuq” që prej vitit 1986, pra 25 vjet, është një prej vlerësuesve më të mëdhenj të tij. Brenda merkatos së janarit ai do të zyrtarizojë ofertën prej 8 milionë eurosh për blerjen e futbollistit shqiptar që luan me Kombëtaren e Zvicrës.
Top Channel