“Humbja në derbi nuk ndryshon vlerën e Milanit, tashmë ajo është kapërcyer.”
Kështu është shprehur Massimiliano Allegri, trajneri i kuqezinjve, në prag të sfidës ndaj Novarës (e vlefshme për Kupën e Italisë), të mërkurën në orën 21.00.
“Ndeshja e Kupës do të na japë mundësinë t’i rikthehemi fitores. Humbja ndaj Interit erdhi si pasojë e një ndeshjeje të dobët dhe një gabimi që bëmë në mbrojtje. Gjithsesi, Milani vazhdon të jetë në luftë për titullin kampion dhe duam ta mbyllim fazën e parë me 40 pikë”, ka theksuar tekniku livornez.
Në lidhje me rezultatet e dobëta që Milan ka grumbulluar në ndeshjet direkte me rivalet për titull në këtë fazë, Allegri nuk u shpreh i shqetësuar: “Nuk e shoh si një problem faktin që kemi grumbulluar pak pikë me rivalet direkte, mbase në fazën e dytë i mundim të gjitha.”
Përsa i përket mosfunksionimit të dyshes së sulmit Ibra-Pato, trajneri i kuqezinjve tha: “Nuk ka asnjë problem mes tyre, thjesht duhet të kuptohen më mirë dhe kjo arrihet duke luajtur sa më shumë bashkë.”
Top Channel