Afganistan, rrëzohet helikopteri, 3 viktima
17/01/2012 00:00
Tre viktimat e rrëzimit të helikopterit ditën e hënë në provincën e Helmandit në Afganistan, janë amerikanë.
Lajmi u njoftua nga AAR Airlift, kompania amerikane e pajtuar nga autoritetet afgane për bashkëpunimin me ISAF-in, forcat paqeruajtëse në Afganistan që ndodhen nën komandën e NATO-s.
Kompania sqaroi se nuk bëhej fjalë për ushtarakë, por për kontraktorë me shtetësi amerikane.
AAR Airlift u kujdës të sqarojë se nuk dihet ende shkaku i incidentit dhe se hetimet po vazhdojnë, por një talebanët morën përsipër autorësinë e rrëzimit të tij.
Top Channel