70-vjetori i Muhamed Ali

17/01/2012 00:00

Legjenda e boksit, Muhamed Ali, i quajtur ndryshe edhe si sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, mbush sot 70 vjeç.

Si asnjë sportist tjetër Ali tronditi botën me mënyrën e tij të boksimit në peshat e rënda, sukseset e të cilit patën një jehonë të madhe duke e bërë atë një nga sportistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

E filloi karrierën në ring në moshën 21-vjeçare dhe u shpall kampion bote pas rreth 10 vitesh. Ai është një nga sportistët e parë që e ka fituar këtë titull tre herë. Gjithsesi në prej shumë vitesh ai vuan nga Parkinsoni dhe tani me kalimin e moshës gjendja e tij është edhe më e rënduar.

Megjithatë në kujtesën e të gjithëve ai mbetet një boksier i madh e i rrallë, jo vetëm për sukseset, por për mënyrën se si ai e zhvilloi karrierën e tij.

Top Channel