
Tre ditë pasi Standard and Poor`s uli në klasifim Francen dhe disa vende
të tjera të Eurozonës, pasojat e këtij vendimi janë ndjerë fuqishëm në
tregjet aziatike të aksioneve.
Indeksi Nikkei 225 i Japonise ra me 1,5%, kospi i Korese se Jugut me 0.8%, ai australian humbi 1.2% te vleres. Ndersa vete bursat europiane nuk paten luhatje te medha. Specialistet paralajmerojne se tregjet do te jene te paqendrueshme deri sa problemet e zones se euros, te marrin zgjidhje.
“Ulja e besueshmerise kredituese per 9 vende te eurozones i ka dobesuar aksionet aziatike. Ajo qe kuptojme nga kjo situate eshte se tregjet ne Azi po ndjekin me shume kujdes levizjet ne tregjet ne Europe e Amerike”, u shpreh Chan Pei-Chun, ekonomist.
Te premten, Standard and Poor`s uli bonitetin e Frances, nga maksimalja e tre A-ve, ne 2A+(plus), ndersa per dy agjensite e tjera te medha te vleresimit te riskut, Moody`s dhe Fitch, ajo vazhdon te mbetet ne nivelin e tre A-ve.
Ulje ne klasifikim pati edhe per Italine, Spanjen, Qipron, Portugaline, Austrine, Sllovakine, Sllovenine dhe Malten. klasifikimet e besueshmerise perdoren nga bankat dhe investitoret per te vendosur se sa para mund t`i jepen borxh huamarresve te caktuar. Vendimi i Standard and Poor`s ishte nje goditje e rende per Eurozonen dhe per vete monedhen e perbashket. Euro ka qene nen presion qe prej fillimit te krizes se borxhit dhe nga maji i vitit te kaluar e deri tani, ka humbur 19% te vleres kundrejt jenit japonez.
Top Channel