Spanjë, Barcelona fiton 4-2 ndaj Betis

16/01/2012 00:00

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2 ndaj Betis duke mbajtur 5 pikë diferencën ndaj Real Madrid, që kryeson renditjen e kampionatit spanjoll.

Katalanasit rrezikuan shumë kur u barazuan nga miqtë në rezultatin 2-2 para se Alexis Sanchez (76’) dhe Leo Messi me penallti (86’) t’i jepnin fitoren ekipit të tyre duke mos rrezikuar një shkëputje të mëtejshme nga madrilenët e kreut.

Golat e parë të takimit u shënuan nga Xavi dhe Messi para se Ruben Castro dhe Santa Cruz të barazonin 2-2 dhe të “ngrinin” stadiumin “Camp Nou”.

Betis po mbrohej mirë deri në momentin kur arbitri ndëshkoi me karton të kuq Alvarez në minutën e 71.

Top Channel