“S & P” zhvlerëson edhe fondin e shpëtimit

16/01/2012 00:00

Agjensia e klasifikimit të kredive “Standard and Poor’s” zhvlerësoi  Fondin e Shpëtimit të Bashkimit Europian duke e zbritur nga tre A në dy A+ (AAA ne AA+)_.  Renditja e Fondit bazohet në vleresimin e kreditimit te vendeve që e garantojnë atë.

“Standard and Poor’s” zhvlerësoi të premten mes 9 vendeve të eurozonës edhe Francën dhe Austrinë, cka tregoi se nuk ka garantues të mjaftueshme me 3 A- apo me aftësi të mira për të përmbushur detyrimet financiare, per Fondin.

Idea për krijimin e një organizmi Shtet-Shpëtues ishte që vendet kryesuese në renditjen e kreditimit, të merrnin hua me interesa të ulta dhe më pas t’ia jepnin vendeve që luftonin për të dalë nga kriza e borxhit.

Klasifikimi “Standard and Poor’s” do të cojë në tkurrjen e fondit nga 440 miliardë në rreth 260 miliardë euro. Rreth 40 miliardë euro nga kjo kanë shkuar për të shpëtuar Republiken e Irlandës dhe Portugalinë, ndërsa 100 miliardë të tjerë mund të nevojiten për planin e dytë të shpëtimit për Greqinë.

Të premten, “S&P zhvlerësoi Francën, Italinë, Spanjën, Qipron, Austrinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Maltën.

Më herët, një tjetër agjensi vleresimi “Moody’s” tha se do të lejojë Francën të mbajë tani për tani tre A-të, megjithëse paralajmeroi se përkeqësimi i situatës së borxhit në këtë vend “po ushtron presion” në panoramën e vendit të qëndrueshëm.

Top Channel