Trajneri i Lacios, Edy Reja po shijon fitoren e marrë nga skuadra e tij ndaj Atalantës me rezultatin 2-0, dhe që tani ka nisur të mendojë për sfidën e kësaj jave, atë ndaj Interit.
“Interi të dielën bëri një paraqitje të madhe. Është një skuadër e fortë fizikisht dhe psikologjikisht, por ne nuk do të shkojmë në Milano sa për të kaluar radhën, do të kërkojmë rezultat pozitiv”, tha Reja për mediat italiane.
Lacio fitoi të dielën ndaj Atalantës me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Interi mposhti Milanin në derbin e Milanos, me rezultatin minimal 0-1. Autor i golit të vetëm ishte sulmuesi argjentinas, Diego Milito, në minutat e para të pjesës së dytë. Zikaltërit ndodhen në vendin e 5 me 32 pikë, 1 më pak se Lacio.
Inter-Lacio luhet ditën e dielë më datë 22 janar në orën 20:45.
Top Channel