Nigeri, ulet cmimi i naftës

16/01/2012 00:00

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan njoftoi rënien e cmimit të naftës, të dyfishuar më herët pas një jave grevash mbarëkombetare dhe protestash masive kundër vendimit të qeverisë për të hequr dorë nga subvencionet e “arit të zi”.

Kuotimi i naftës do të bjerë me rreth 30%, lëvizje kjo që reflekton sipas presidentit njohjen e vështirësive me të cilat njerëzit janë hasur. Protestat e kanë paralizuar të gjithë vendin dhe jo më larg se sot, forcat e sigurisë shtinë në ajër për të shpërndarë turmat e njerëzve të indinjuar në kryeqytetin tregtar të Nigerisë, Lagos.

Pika kontrolli të ushtrisë janë ngritur në pjesë të ndryshme të tij dhe Jonathan u detyrua të pranonte se në shumë zona të vendit, situata ka qenë pranë daljes nga kontrolli.

Top Channel